Katër vetura përplasen në Lluzhan të Podujevës, lëndohen katër persona

  • 10 July 2022 - 14:32
Katër vetura përplasen në Lluzhan të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha  se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ai bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:10 policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)