Pasojat e barazimit të euros me dollarin

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 21:03
Pasojat e barazimit të euros me dollarin

Vlera e euros u barazua të martën me atë të dollarit amerikan, për herë të parë në gati 20 vjet.

Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat, gati gjysma e të gjitha mallrave të importuara në Eurozonë janë të faturuara në dollarë, ndërsa më pak se 40 për qind në euro.

Nafta dhe gazi, për shembull, tradicionalisht paguhen me dollarë dhe çmimi i këtyre dy produkteve është rritur në muajt e fundit, si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kjo do të thotë se do të nevojiten më shumë euro për të paguar një sasi ekuivalente të produkteve në dollarë.

Mallrat e importuara bëhen më pak konkurruese, konkurrojnë kundër njëra-tjetrës dhe për këtë arsye bëhen më të shtrenjta” – gjë që rrit inflacionin dhe gërryen fuqinë blerëse të familjeve, thotë Isabelle Mejean, profesoreshë në Universitetin Sciences Po.

Një efekt specifik i rënies së euros kundër dollarit është se ai “do të zvogëlojë turizmin evropian në SHBA, sidomos”, thotë William De Vijlder, ekonomist në agjencinë bankare, BNP Paribas.

Kjo, për faktin se vizitorët evropianë do të duhet të shpenzojnë më shumë euro për të blerë shumën ekuivalente në dollarë. Një gjë e tillë rrit koston e përgjithshme të udhëtimit të tyre në SHBA, por edhe në vende të tjera, monedhat e të cilave janë të lidhura me dollarin, si për shembull: Katari apo Jordania.

(Kosova Sot Online)