Ankohet Vulin: Askush nuk kujdeset për dhimbjet serbe

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 10:22
Ankohet Vulin: Askush nuk kujdeset për dhimbjet serbe

Aleksandër Vulin, ministër i brendshëm në Serbi është ankuar se “askush nuk po kujdeset për dhimbjet serbe”.

Sipas tij, “askush s’po merret me viktimat serbe”.

“Askush nuk po derdhë lot për shallin e zi të nënave serbe”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug.

Këto deklarata të Vulinit erdhën pasi më 11 korrik u përkujtua 27 vjetori i gjenocidit serb në Srebrenicë.

Mbi 8 mijë myslimanë ishin masakruar brenda pak dite.

Por Vulin thotë se “viktimat serbe s’po kujtohen”, për këtë bëri thirrje që vetë “t’i përkujtojnë”.

“Askush nuk do t’i kujtojë ata për ne”, ka thënë Vulin.  

(Kosova Sot Online)