Digjen 20 ari grurë në Prizren

  • e.k /
  • 13 July 2022 - 10:57
Digjen 20 ari grurë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Poslishtë të Prizrenit janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari sipërfaqe me grurë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:25.

“Sipas ankuesit mashkull kosovar, janë përfshirë nga zjarri rreth 20 ari tokë të mbjella me grurë në pronë të ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)