Deputeti gjerman: Mentaliteti shqiptar, i përafërt me atë të BE-së! Javën tjetër nisin negociatat

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 12:17
Deputeti gjerman: Mentaliteti shqiptar, i përafërt me atë të BE-së! Javën tjetër nisin negociatat

Kreu i Grupit të PS Tualant Balla ka zhvilluar një komunikim për mediat pas takimit me deputetin e Bundestagut Adis Ahemtovic, ndësa u shpreh se në këtë takim u diskutua për çëshjte të interesit të dyanshëm.

Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman shprehu keqardhjen se BE kishte shansin tre javë më parë që t’i liberalizonte vizat Kosovës dhe t’i jepte një shtysë procesit integrues të Shqipërisë dhe RMV-së.

Megjithatë, Ahmetoviç shtoi se qeveria e re e Olaf Scholz do të punojë që vendi ynë të nisë negociatat me BE-në javën e ardhshme.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat. Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE…Për të përfaqësuar kompromisin e BE për të gjetur një zgjidhje për Shqipërinë dhe RMV.”

Gjatë fjalës së tij Balla gjithashtu tha se Ballkani i Hapur mundëson liritë e BE në rajon.

“Kemi diskutuar për shumë çështje të interesit të dyanshëm, dhe vlerësojmë shumë procesin e Berlinit si proces që ka ndikuar pozitivisht , sikurse në vlerësimin tonë Ballkani i Hapur është instrumenti i duhur dhe ka dhënë rezultate konkrete në ndihmë të sipërmarrësve dhe qytetarëve në rajonin tonë. Kujtoj që kancelari gjerman është i qartë në vazhdimin e procesit të Berlinit dhe ka në prioritet edhe procesin e anëtarësimit të Ballkanit”, tha Balla.

Vijon…

(Kosova Sot Online)