Bota në alarm nga temperaturat ekstreme, meteorologët: Skenari më i keq

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 09:18
Bota në alarm nga temperaturat ekstreme, meteorologët: Skenari më i keq

Temeraturat ekstreme kanë vënë botën në alarm. Ndryshimet klimaterike janë kthyer në një problem serioz në mbarë globin. Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar studiuan modelet e klimës në verën e vitit 2020 për të parashikuar rritjen e temperaturave në 3 dekada, shkruan CNN.

Simon Lee, një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis perspektivës së vitit 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Parashikimi për të martën është pothuajse identik në zona të ndryshme të vendit”, shkroi Simon në Twitter, duke shtuar se “ajo që do të vijë të martën tregon një pasqyrë të së ardhmes”.

Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të ngrohta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Maksimalet mund t’i afrohen 40 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)