Nuk gjetën marrëveshje në komunikacion, tre persona rrahën mes vete në Gjakovë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 09:54
Nuk gjetën marrëveshje në komunikacion, tre persona rrahën mes vete në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.

Në vendin e ngjarjes, rruga “Nënë Tereza”, është konfiskuar një pistoletë, njofton policia.

Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Foto ilustruese

(Kosova Sot Online)