Duke ikur nga shtëpia ku tentonin të vidhnin në Prishtinë, gjuajtën me armë

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 10:12
Duke ikur nga shtëpia ku tentonin të vidhnin në Prishtinë, gjuajtën me armë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes në tentativë në një shtëpi në Prishtinë, ku personat në ikje kanë shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”, Prishtinë, të premten në orën 03:10.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona të panjohur, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në shtëpinë e tij. Të njëjtit në ikje kanë shtënë me armë zjarri në ajër”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, ndërkaq rasti është nën hetime

(Kosova Sot Online)