Avdullah Hoti e quan absurde rezolutën e VV-së për luftimin e inflacionit

  • E.K /
  • 16 July 2022 - 15:21
Avdullah Hoti e quan absurde rezolutën e VV-së për luftimin e inflacionit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje për të luftuar inflacionin. Këtë rezolutë ai e quajti ‘absurde’.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se qytetarët po përballen me inflacion për muaj të tërë, ndërsa qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim.

“Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca”, ka shkruar Hoti.

Ai tha se “secili e ka kuptuar se ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes në Kosovë”.

“Ja çfarë rezolute absurde propozohet tash nga mazhoranca për seancën e Kuvendit të datës 21 korrik. Kjo qasje tregon papërgjegjësi”, ka shkruar ai.

Hoti ka publikuar edhe rezolutën e propozuar nga VV.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikë së Kosovës që të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe masa të jashtëzakonshme për të adresuar rritjen e inflacionit dhe ndikimin e tij në çmimet e produkteve bazë, si dhe nëpërmjet instrumenteve monitoruese të ndalë përpjekjet për shfrytëzimin e kësaj situate nga abuzuesit”, thuhet në rezolutë

Image

Rezoluta e propozuar nga VV

Postimi i plotë:

REZOLUTA ABSURDE E MAZHORANCËS PËR TË LUFTUAR INFLACIONIN

Qytetarët përballen me inflacion për muaj të tërë. Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim. Opozita në Kuvend propozon disa rezoluta me masa konkrete për të zbutur inflacionin. Por të gjitha refuzohen nga mazhoranca.

Ja çfarë rezolute absurde propozohet tash nga mazhoranca për seancën e Kuvendit të datës 21 korrik. Kjo qasje tregon papërgjegjësi.

Tanimë secili e ka kuptuar se ky mandat qeverisës do të mbetet një episod fatkeq i qeverisjes në Kosovës.

(Kosova Sot Online)