Ja si do jetë moti sot

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 08:50
Ja si do jetë moti sot

Mundësi për riga lokale shiu të dielen në mëngjes dhe rënie të lehtë të temperaturave. Në përgjithësi kryesisht me diell, javën e ardhshme temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Javën e ardhshme do të mbajë mot i thatë, kryesisht me kthjellime e diell. Fillimisht shumë ngrohtë, e nga pjesa e dytë e javës më nxehtë.

Datat:

17.07 – Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës jo edhe aq nxehtë e kryesisht me diell.

18.07 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

19.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

20.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në rënie deri të hënën, e më pas në rritje. Minimalet zbresin nga 17C deri në 11C, e maksimalet zbresin deri në 27C të hënën, më pas shënojnë rritje edhe mbi 30C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike të shtunën pëson një rënie përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.

(Kosova Sot Online)