Atentati në Fushë-Krujë, viktimat shkrumb e hi, zbulohet identiteti i njërit
Viktimat e atentatit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:00 te Mbikalimi i Fushë-Krujës mbeten pa identitet pasi makina është shkrumbuar e gjitha me gjithë dokumentet që mbanin viktimat dhe ato të mjetit.
Kjo e ka bërë të pamundur identifikimin për momentin. Ndërkohë që shpresa e vetme për zbulimin e identiteteve është viktima që ndodhet jashtë makinës, i cili ka tentuar të largohet kur mjeti është qëlluar me automatik.
Një prej të vrarëve është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Laçi.
Në vitin 2017 ai është kapur në Tiranë me kokainë
(Kosova Sot Online)
