Hekuran Murati thërret konferencë për media

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 09:45
Hekuran Murati thërret konferencë për media

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të dalë në konferencë për media sot në orën 11:00.

Kështu thuhet në njoftimin e ministrisë, teksa nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të flasë Murati.

“Konferenca për Media do të mbahet sot, më 18 korrik 2022, në ora 11:00, në Ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)