Kush e hakoi Shqipërinë, kriminologu thotë se e di nga cili shtet erdhi sulmi

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 20:45
Kush e hakoi Shqipërinë, kriminologu thotë se e di nga cili shtet erdhi sulmi

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për sulmet më të fundit kibernetike ndaj faqeve qeveritare, që çuan ndër të tjera edhe në mbylljen e e-albania.

Sipas tij, sulmet mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri, teksa shtoi se vendi ynë në mediat e Iranit është cilësuar si një vend jo mik.

“Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme.

 

(Kosova Sot Online)