Treni rrethohet nga flakët

  • A.P /
  • 18 July 2022 - 20:53
Treni rrethohet nga flakët

Në pjesë të Spanjës këto ditë të nxehta vere të kujtojnë Ferrin e Dantes ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme, duke kthyer mijëra hektarë toka në hi. Vatrat e zjarrit, të favorizuara nga vala ekstreme e të nxehtit që ka prekur vendin iberik, kanë prekur një numër të madh banorësh.

Ndërkohë, video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shkallën në të cilën po digjen sipërfaqe të tëra. Në një prej tyre madje shihet një tren në mes të flakëve.

(Kosova Sot Online)