Berisha: Zërat e parë proeuropianë jehuan në Prishtinë, por natyrshëm sot gëzohemi për Shqipërinë

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 13:00
Berisha: Zërat e parë proeuropianë jehuan në Prishtinë, por natyrshëm sot gëzohemi për Shqipërinë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se në Kosovë natyrshëm i gëzohen hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, përkundër që kosovarët sërish mbesin në fund të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ndonëse zërat e parë demokratikë e proeuropianë brenda hapësirave shqiptare jehuan në Prishtinë nga elita intelektuale më në krye dr. Rugovën, shqiptarët e Kosovës mbeten të fundit në procesin e rikthimit në familjen europiane. Përkundër kësaj, ne natyrshëm i gëzohemi ditës së sotme në të cilën Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën negociatat për anëtarësim në BE”.

Berisha po e sheh si pozitive për rajonin ndërmarrjen e një hapi të tillë dhe në të njëjtën kohë kritikon Kosovën për qasje “antieuropiane”.

“Ky është një hap i madh drejt të ardhmes europiane për gjithë Ballkanin dhe në të njëjtën kohë shtytje për Kosovën që të këndellët nga fryma antieuropiane që është forcuar viteve të fundit e që  kulmoi sidomos me politiken e qeverisjen e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)