
Temperatura 40 gradë: Britaniku futet në koshin e mbeturinave për t’u freskuar

Një burrë shihej dje në një video virale në internet që përballonte valën e të nxehtit në Britani me një koktej dhe banjë në koshin e mbeturinave që kishte mbushur me ujë duke e kthyer në një pishinë personale.
Por duket se ai humbi qetësinë kur një kalimtar nisi ta filmonte dhe u rrëzua duke derdhur ujin në lëndinë.
Pamjet e shpërndara në rrjetin TikTok nga Hamad Khan, nga Scunthorpe, tregojnë burrin e relaksuar që freskohet në kopshtin para shtëpisë së tij.
Me syze dielli dhe një koktejl në dorë burri i zhveshur qëndron në ujin e koshit të tij, deri sa kalimtari nis të komunikojë me të.
Hamad e pyeti burrin nëse po e shijonte motin dhe kjo duket se e gjeti atë të papërgatitur.
(Kosova Sot Online)