Kosovë: Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 15:46
Kosovë: Vetura shkel prokuroren e shtetit dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një veturë ka goditur një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe personi që e ka drejtuar atë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Prokurorja ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet”, tha Nikçi

Aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

(Kosova Sot Online)