Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi policët që i shqiptuan gjobën

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 10:39
Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi policët që i shqiptuan gjobën

Policia ka arrestuar një të dyshuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ai pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje ka kanosur dhe sulmuar policët.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)