Hulumtimi, cilat janë qytetet në Kosovë më të kënaqura me kryetarët e tyre dhe cilat janë më të zhgënjyerat

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 16:07
Hulumtimi, cilat janë qytetet në Kosovë më të kënaqura me kryetarët e tyre dhe cilat janë më të zhgënjyerat

Një hulumtim i HELVETAS, i bërë me qytetarët e Kosovës, ka pasur si synim të nxjerrë të dhëna mbi kënaqshmërinë e tyre me qeverisjen e kryetarëve të komunave.

Sipas përqindjes, qytetarët më të kënaqur me kryetarin janë ata të komunës së Suharekës.

I pari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka marrë 84.7% të votave në rubrikën “plotësisht të kënaqur” nga qytetarët e tij.

I dyti në këtë listë renditet Deçani i Bashkim Ramosajt.

Ndërkohë, statistikat e HELVETAS tregojnë se komuna ku qytetarët janë më së paku të kënaqur me kryetarin e tyre është ajo e Novoberdës, me 64.5%.

Ndërkohë, komuna të tjera të mëdha si Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Peja janë renditur tek kategoritë me më së shumti përqindje në “disi të kënaqur”.

(Kosova Sot Online)