“Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Biden krahason veten me Trump pasi rezulton negativ nga Covid-19

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 09:12
“Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Biden krahason veten me Trump pasi rezulton negativ nga Covid-19

Presidenti amerikan, Joe Biden, pasi rezultoi negativ nga Covid-19, vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital me helikopter.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari./A2CNN

(Kosova Sot Online)