Kurti: S’ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 15:13
Kurti: S’ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës ka kaluar marrëveshje me MCC-në me 2/3 e votave të deputetëve. Kurti ka thënë se kur vije puna për progresin e Kosovës dhe ndihmën e SHBA-së nuk vijnë në shprehje dallimet pozitë opozitë.

Ai ka falënderuar 89 deputetët që kanë ratifikuar sot në Kuvend marrëveshjen 200 milionëshe me MCC-në.

Kurti thotë se kalimi me 2/3 i një marrëveshje të tillë tregon se ajo do të jetë në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ëashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot.

I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës.

Nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër. Një investim gjigand që do të sjellë investime të reja.

(Kosova Sot Online)