Si në Shqipëri edhe në Angli/ E fshehur në banane, sekuestrohet sasi e madhe kokaine në Londër. Vinte nga Kolumbia

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 15:31
Si në Shqipëri edhe në Angli/ E fshehur në banane, sekuestrohet sasi e madhe kokaine në Londër. Vinte nga Kolumbia

E fshehur në arkat me banane, trafikantët e drogës duket se kanë gjetur këtë rrugë për të trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga njëri shtet në tjetrin.

Një sasi rekord kokaine u sekuestrua sot në portin e Londrës, e fshehur pikërisht në arka me banane.

Bëhet fjalë për mbi gjysmë tonë lëndë narkotike, kokainë e cila vinte nga Kolumbia. Policia londineze tha se ngarkesa kishte për destinacion Holandën, dhe se nëse do të kishte mundur të dilte në treg do të arrinte në vlerën e 40 milionë paundëve.

“Sekuestrimi i kësaj ngarkese është një goditje e madhe për grupin kriminal, pasi i pengon ata të bëjnë miliona paund, që do të ishin investuar në aktivitete kriminale të mëtejshme”, tha një zyrtar i policisë.

(Kosova Sot Online)