EMRI/ U vra me thikë nga burri në Greqi, kjo është 41-vjeçarja, trupi do të transportohet në Shqipëri

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 13:15
EMRI/ U vra me thikë nga burri në Greqi, kjo është 41-vjeçarja, trupi do të transportohet në Shqipëri

Mediet greke kanë publikuar emrin dhe foton e 41-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30 korrik në Zakinthos të Greqisë.

Lonora Serina është emri gruas fatkeqe, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos, ku mbërrit pas plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja me thikë në fyt dhe gjoks.

Protothema.gr raporton se trupi i 41-vjeçares do të transportohet  në Shqipëri  dhe se funerali i Lonorës do të behet te premten, 5 gusht.

Xhelozia e sëmurë duket se ka qenë arsyeja e vrasjes tragjike të shqiptares në Greqi, shkruan ERT.

51-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, 41-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje.

Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 41-vjeçarja e pranoi në shtëpi.

Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte. 

(Kosova Sot Online)