Gazetarja e “New York Times”, perëndimi ishte i fokusuar në Ukrainë kur situata në veri mund të përshkallzohej

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 13:28
Gazetarja e “New York Times”, perëndimi ishte i fokusuar në Ukrainë kur situata në veri mund të përshkallzohej

Valerie Hopkins, gazetare e New York Times, ka shkruar të dielën se ka pasur frikë që “dhuna në Veriun e Kosovës mund të përshkallzohet për shkak se vendet perëndimore janë të fokusuara në”.

Përmes një artikulli raportues për zhvillimet në Veriun e Kosovës, Hopkins në mënyrë kronologjike ka treguar për rrjedhjen e ngjarjeve.

Ajo raportoi për vendimet e Qeverisë për reciprocitetin me Serbinë, protestën e serbëve, si dhe për kontestimin që shtetësisë së Kosovës i bëhet nga Serbia dhe Rusia.

Në atë shkrim përmendet edhe fakti që më pak se gjysma e serbëve të Kosovës jetojnë në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu ka cituar edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me zhvillimet në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)