Të gjithë pajtohen, Kuvendi e vendos në krye të rendit të ditës debatin për vizat

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:53
Të gjithë pajtohen, Kuvendi e vendos në krye të rendit të ditës debatin për vizat

Kuvendi e ka vendosur në krye të rendit të ditës pikën për debatin parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave.

Mocioni i AAK-së për futjen e kësaj pike në krye të rendit të ditës së seancës së sotme u propozua nga shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan PRO kësaj.

Këto janë pikat tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare:

10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;

12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;

13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;

14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;

15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.

(Kosova Sot Online)