Pas ngjarjeve në Veri, njeriu i dytë i ushtrisë serbe viziton forcat e stacionuara në afërsi të Kosovës

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 08:07
Pas ngjarjeve në Veri, njeriu i dytë i ushtrisë serbe viziton forcat e stacionuara në afërsi të Kosovës

Zëvendësi i shefit të Gjeneral Shtabit të Ushtrisë së Serbisë Petar Cvetkovic ka vizituar sot bazat e ushtrisë serbe në Merdare dhe Veliki Trn.

Këto baza ndodhen në Zonën Tokësore të Sigurisë që është 5 km larg territorit të Kosovës e përcaktuar me marrëveshje tekniko ushtarake të Kumanovës.

Kjo vizitë e tij ndodhi pas tensionimit të situatës së fundit që ndodhi në veri të Kosovës, të dielën.

Cvetkovic i njohu ushtarët të angazhuar në këto baza për aftësitë e treguara dhe qëndrimin profesional ndaj detyrave të tyre.

(Kosova Sot Online)