“Tinëz”, Abazoviq nuk i kishte treguar as zëvendësit të tij për marrëveshjen me Kishën Serbe

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 11:22
“Tinëz”, Abazoviq nuk i kishte treguar as zëvendësit të tij për marrëveshjen me Kishën Serbe

Rashko Konjeviq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi nuk ka qenë i informuar nga shefi i tij, Dritan Abazoviq për nënshkrimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

“Mënyra se si ai zgjodhi për të nënshkruar një dokument të tillë flet qartë për cilësinë dhe përmbajtjen e dokumentit”, tha Konjeviq, raporton Vijesti.

Për shkak të kësaj marrëveshjeje, Abazoviq rrezikon të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

Pasi partia e presidentit, Milo Gjukanoviq ka iniciuar mocion mosbesimi ndaj tij. 

(Kosova Sot Online)