Pleqtë në gjumë e familjarët në dasmë, hajnat bëjnë ‘namin e zi’ në Prizren – vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 13:24
Pleqtë në gjumë e familjarët në dasmë, hajnat bëjnë ‘namin e zi’ në Prizren – vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri.  Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në Prizren.

Shkuarja në dasmë u kushtoi shtrenjtë një familjeje në fshatin Lubizhdë, ku hajnat kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre ku ndodheshin vetëm prindërit e moshuar të ankuesit e të cilët ishin në gjumë.

Sinjali mëson se hajnat kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 20 mijë euro para të gatshme.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, mirëpo momentalisht nuk ka persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen personat e dyshuar.

(Kosova Sot Online)