Aksident trafiku në Malishevë, pesë persona të lënduar

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 21:41
Aksident trafiku në Malishevë, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident që ka ndodhur në dalje të Malishevës gjatë pasdites të së enjtes.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 15:20 ka ndodhur një vetaksident në Malishevë, përveç dëmeve materiale 5 persona që kanë qenë në automjet kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

(Kosova Sot Online)