Qytetarët ankohen nga organizimi i 'Sunny Hill'/'Njerëzve po iu bjen të fikët nga panika, policia askund'

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 21:55
Qytetarët ankohen nga organizimi i 'Sunny Hill'/'Njerëzve po iu bjen të fikët nga panika, policia askund'

Pavarësisht njoftimit të policisë se për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Prishtinë, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Lexues të gazetës "Kosova Sot Online" kanë dërguar foto nga nata e parë e festivalit ku shihet turmë e madhe e njerëzve derisa sipas tyre disave po iu bjen të fikët nga panika derisa policia e cila është e thirur për mbarvajtjen e rendit nuk shihet askund.

Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” ka filluar sonte dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

Në këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë marrin pjesë edhe artistë të mëdhenj ndërkombëtar por edhe vendor.

Dua Lipa, Diplo, J Balvin, Skepta, Azet, Zuna, Elvana Gjata, Kida, Yll Limani, Ledri Vula e Dhurata Dora, janë vetëm disa nga yjet që do të këndojnë para mijëra njerëzve.

Image

 

(Kosova Sot Online)