Hovenier te Osmani, flasin për ngjarjet në Veri dhe “koordinimin e mëtejmë për reciprocitetin”

  • A.P /
  • 04 August 2022 - 22:07
Hovenier te Osmani, flasin për ngjarjet në Veri dhe “koordinimin e mëtejmë për reciprocitetin”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.

Sipas komunikatës së Presidencës thuhet se u diskutua dhe për takimin që pati Kurti e Osmani me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.

(Kosova Sot Online)