Zjarrfikësi shkon të shuajë flakët në një banesë, zbulon se kishte humbur familjen

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 09:13
Zjarrfikësi shkon të shuajë flakët në një banesë, zbulon se kishte humbur familjen

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Pensilvani, ku dhjetë persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përpiu banesën ku ata jetonin. Sipas raportimeve nga BBC, në mesin e viktimave janë tre fëmijë dhe shtatë të rritur. Gjithashtu është njoftuar se një nga zjarrfikësit që shkoi në vendngjarje për të shuar flakët, u tmerrua kur zbuloi se viktimat ishin familjarë të tij.  

Zjarrfikësi Harold Baker, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë të tij.

Zjarrfikësi Baker ka thënë se fëmijët që humbën jetën, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në shtëpinë e tij por se kishin shkuar aty për pushimet verore.

Policia e Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë vjeçare.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se zjarri ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes

(Kosova Sot Online )