Gjashtë të rinj u kapën me narkotikë mbrëmë në festivalin ‘Sunny Hill’, i dyshuari për shitblerje ndalohet

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 11:38
Gjashtë të rinj u kapën me narkotikë mbrëmë në festivalin ‘Sunny Hill’, i dyshuari për shitblerje ndalohet

Katër persona, në dy raste të ndara, janë arrestuar mbrëmë në parkun e Gërmisë gjatë kohës sa po mbahej Sunny Hill.

Te i arrestuari i parë policia njofton se i ka gjetur dhe konfiskuar 1.4 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Në rastin e dytë, rreth orës 21:00, janë arrestuar 3 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)