Kurti në median italiane: Rrezikojmë luftë me Serbinë, por këtu është NATO

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 13:51
Kurti në median italiane: Rrezikojmë luftë me Serbinë, por këtu është NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku për një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, marrë parasysh se pas Serbisë qëndron lideri rus, Vladimir Putin, edhe rreziku për konflikt mbetet i lartë.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti.

Duke folur për masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe reciprocitetin për dokumente me Serbinë, Kurti ka thënë se serbët kanë 48 baza rreth Kosovës dhe se protestat në veri ishin të organizuara nga Beogradi, me mbështetjen e Rusisë.

Sipas tij, protestat e një jave më parë në veri nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë.

“Serbët kanë 48 baza nëpër Kosovë. Protestat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë”, ka thënë Kurti për “La Repubblica”.

(Kosova Sot Online)