Kujdes dhe maturi, Serbia me skenar të gatshëm të destabilizimit të Kosovës para takimit Kurti-Vuçiq dhe para reciprocitetit prej 1 shtatorit

  • Dr. Hysni Aliu /
  • 08 August 2022 - 14:01
Kujdes dhe maturi, Serbia me skenar të gatshëm të destabilizimit të Kosovës para takimit Kurti-Vuçiq dhe para reciprocitetit prej 1 shtatorit

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

-Situata në Veriun e Kosovës po vjen duke u tensionuar, dhe çdo ditë po bëhet më e rrezikshme për policinë e Kosovës. Dyshoj shumë që para takimit Kurti Vuçiq dhe para 1 shtatorit, kjo situate do të tensionohet edhe më shumë, në mënyrë që të gjenden pretekste të reja për zhagitjen e zbatimit të marrëveshjeve për reciprocitet dhe për energji. Situatën e bënë edhe me te rrezikshme dhe me te komplikuar pasiviteti i NATOS dhe KFORIT. ne veri, ku po lejohen sulmet dhe invazionet fizike në territorin e Kosovës nga territori i një shteti fqinjë siq është Serbia.  Nuk është hera e parë që nga territori i Serbisë kohët e fundit po shtihet me gjuajtje paralajmëruese në policin e Kosovës, në momentin që këta të fundit punojnë për vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri.  Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e KFOR-it që të mbyllen rrugët e kriminelëve në veri, e jo të hapen ato rrugë ashtu siç bëri herën e fundit me rrugët që i mbylli policia e Kosovës në Veri. Hapja e atyre rrugëve nga  KFORI, pas gjuajtjeve paralajmëruese ndaj policisë së Kosovës, ishte një dorëzim i KFORIT para bandave kriminale të Radoiqiqit e Vuçiqit, ose në rastin më të keq një shenjë e bashkëpunimit pasiv me këto banda të dikujt nga ta, përndryshe kurrë nuk mundem ta kuptoj hapjen e atyre rrugëve nëpër të cilat rrezikohet territori i Kosovës, kalojnë kriminelët dhe bëhet kontrabandë me çdo gjë të keqe.  

 Moslejimi i ushtrisë së Kosovës të kaloj në veri për të siguruar kufirin me Serbinë, dhe në anën tjetër një papërgjegjësi totale e KFOR-it në raport me kufirin Kosovë Serbi, është një kërcënim i madh për paqen në Ballkan. Nuk mundesh ti thuash një shteti që ne kemi marrëveshje që ushtria juaj të mos shkon në veri, sepse ne jemi përgjegjës për atë pjesë, ndërsa në anën tjetër i lejohet Serbisë e bandave kriminale atje që të shtinë me armë drejtë policisë së pambrojtur. Unë frikohem shumë që,  nuk do të shkon shumë kohë dhe atje do të ketë viktima nga kjo polici pore edhe nga pala tjetër, dhe sjellja jo e përgjegjshme KFOR-it  në atë  pjesë do të mbahet në mend nga secili njeri, si një njollë e zezë në punën e këtij misioni.  Unë besoj shumë, që integriteti territorial i një shteti është gjëja themelore që duhet të sigurohet, zaten për këtë po luftohet në Ukrainë, së këndejmi, kufirin ose duhet ta siguroj KFOR-i dhe çdo gjuajtje nga Serbia apo nga strukturat kriminale atje ta konsideron gjuajtje ndaj NATO-s, ose Kosova duhet ta dërgon ushtrinë vetë për ta mbrojtur policinë kufitare atje. Nëse nga Serbia shtihet në policinë tonë, atëherë edhe nga territori i Kosovës duhet të shtihet në policinë e Serbisë andej kufirit.  Pra reciprocitet në çdo gjë, në të mirë dhe në të Keqe. Një tolerim i bashkësisë ndërkombëtare  pas aneksimit të Krimesë nga Rusia e solli botën në një situatë të luftës në  Ukrainë dhe pranë luftës së tretë botërore.  E njëjta gjë vlen edhe për heshtjen ndaj invazionit të Serbisë në territorin e Kosovës të kontrolluar nga NATO. 

Kosova e din që është larg për nga kapacitetet ushtarake në raport me Serbinë, por po aq i vërtetë ishte edhe dallimi në mes kapaciteteve të Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa Ukraina prapë se prapë u detyrua të zgjedh rrugën e mbrojtjes së territorit të vetë, edhe Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, nëse KFOR nuk është në gjendje të siguron një kufi të qetë në veri, pa të shtëna nga shteti tjetër, dhe pa  qarkullim të papenguar të kriminelëve nga Serbia. Një kufi, ose është kufi ose nuk është kufi. KFOR-i po luan  bixhoz me jetën e policëve tan, kurse për ngjarjet e mundshme tragjike atje do të fajësohet Qeveria e Kosovës, e cila është para një alternative të jesh apo të mos jesh shtet, apo të veprosh ashtu siç vepruan qeveritë e kaluara duke mbyllur sytë para krimit atje,  apë të veproj kundër krimit duke rrezikuar kështu jetën e më të dashurve dhe më të qmuarëve  tanë policëve të Kosovës, si rrjedhojë e një mos proporcionaliteti në raportin e forcës me Serbinë, jo proporcionalitet i cili duhet të kompensohet nga forcat paqeruajtëse të NATOS, pra nga  KFOR-i. Edhe kërcënimet e organizatave të veteranëve që  më shumë se gjysma e tyre janë veteran të rrejshëm, se do të protestojnë kundër qeverisë për ligjin e pagave, në kohën që Kosova po përballet me invazion territorial nga Serbia, e vërteton edhe njëherë se të çfarë niveli  janë dhe kujt i shërbejnë këta njerëz. Kosova për mendimin tim, është në një luftë me Serbinë, luftë e cila nuk ka shpërthyer në plotni, vetëm në saje të përmbajtjes së qeverisë së Kosovës, andaj opozita e Kosovës, duhet të sillet në përputhshmëri me situatën, e jo të punon për rrënimin e shtetit të vet. Qeveria, duhet të bashkëpunoj sa më shumë me bizneset vendore, pa i dalluar ato në bazë të asaj se a janë apo kanë qenë në të kaluarën përkrahës të tyre apo opozitës, sepse një diskriminim i tillë do të jetë fatal edhe për ekonominë edhe për ardhmërinë.  Duhet të krijohen kushte të favorshme dhe një barabarësi në konkurrencë për të gjithë.  Qeverisë i nevojiten miq, dhe duhet të gjej mënyrat se si ti afroj bizneset afër veti, e jo që pakënaqësia e tyre si rrjedhojë e diskriminimit të mundshëm të shndërrohet në  gërryes të themeleve të kësaj qeverisje dhe votë për opozitën në të ardhmen. 

 

Ndërsa sindikatat por edhe një pjesë e popullit të Kosovës që po manipulohet me të madhe, duhet ta kuptojnë, që kryeministri Albin Kurti, dhe qeveria e tij, nuk kanë ardhur  me një çek 100 miliardësh në gjep, qek të cilin mundet ta shfrytëzon për ngritjen e pagave e  të pensioneve etj etj, por ka një buxhet që varet nga TVSH  dhe akcizat e pagesat tjera  që bëhen në arkën e  shtetit, pagesa të cilat opozita po kërkon të largohen çuditërisht siç ishte akciza e TVSH ja për naftën. Heshtja pothuajse totale e opozitës për invazionin territorial të Serbisë në veri dhe mos përgjegjësin e KFOR-it me 31 korrik, flet shumë. Ata besoj e din mirë se kush janë dhe kah po rreshtohen në këto ditë dhe kohëra të vështira për Kosovë, Ballkanin, Evropën dhe Botën.   

Po e përfundoj me një fjali  timen që më erdhi tani në mendje dhe që mund të merret si fjalë popullore në të ardhmen " më mirë të mos dish sesa të mos mësosh", sepse nëse nuk din mundesh të mësosh dhe nëse mëson do të din, por nëse nuk mëson nga përvojat nga jeta nga ngjarjet, ti kurrë nuk do të dish. Kjo thënie imja është për bashkësinë ndërkombëtare. Mësoni nga gabimet e juaja, nëse doni të dini.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".