Tentohet rrëmbimi i një vajze në Prishtinë, i dyshuari ia kërcënoi me pistoletë babain dhe vëllain

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 09:02
Tentohet rrëmbimi i një vajze në Prishtinë, i dyshuari ia kërcënoi me pistoletë babain dhe vëllain

Një rast “rrëmbim në tentativë” ka ndodhur dje në Prishtinë. Një vajzë është tentuar të futet me forcë në veturë nga një person i gjinisë mashkullore.

“Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM NË TENTATIVË/Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull  kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati.

(Kosova Sot Onlne)