Tomë Gashi publikon foto të rënda të trupit të pajetë të Astrit Deharit (Foto)

  • G.G /
  • 12 August 2022 - 13:00
Tomë Gashi publikon foto të rënda të trupit të pajetë të Astrit Deharit (Foto)

Avokati i rastit Dehari, Tomë Gashi, bashkë me prindërit e Astrit Deharit sot ka dalë në një konferencë për media për këtë rast, duke thënë se Astrit Dehari ka pasë një plagë në kokë që, sipas tij, është goditje me një “mjet të topitur”.

Ai ka marrë edhe një fotografi që e ka shfaqur para kamerave, për të cilën thotë se është dëshmi për këtë.

“A mundet dikush në rruzullin tokësor ta sqarojë ndryshe këtë fotografi, përveç që e kanë sqaruar ekspertët që thonë se është goditje me mjet të topitur dhe i shihni sa janë dallimet e plagëve. Nëse e themi në gjuhën e thjeshtë, është goditje me boks. Po nëse nuk është e tillë, pse prokurori nuk i kërkon ekspertët me i ulë dhe ballafaquar me prova. E ka vërtetuar edhe Instituti Zviceran që ka qenë goditje mbrojtëse kur ne momentin ke një goditje mbrojtëse atëherë i bie që plaga është vetëmbrojtëse dhe i bie që është vrasje në kuptimin ligjor”.

Po ashtu, Gashi ka thënë se prokurori i këtij rasti po tregohet neglizhent dhe nuk po i përgjigjet familjes dhe atij si avokat i rastit.

“Kur kam kërkuar unë incizimin e obduksionit ka deklaruar prezencë të zyrtarëve të tij që nuk është në gjendje me pa foto me gjak. Si është e mundur që të zbulohet vrasja e Astrit Deharit në aspektin juridik kur prokurori deklaron që nuk sheh fotografi me gjak.  Kur ai i eliminon të gjithë mundësitë e gjetjes së të vërtetës, por për cfarë arsye vepron me kaq neglizhent”.

Po ashtu, u deklarua edhe nëna e Astritit, e cila tha se po keqpërdoren edhe provat e rastit.

“A është e lehtë me prit për prindërit gjashtë vjet?”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)