Përleshje me grushte e karrige në qendrën e numërimit të votave për president në këtë shtet

  • S.A /
  • 16 August 2022 - 09:58
Përleshje me grushte e karrige në qendrën e numërimit të votave për president në këtë shtet

Përleshje me grushte e karrige në qendrën e numërimit të votave për president në këtë shtet

Një përleshje masive mes zyrtarëve shpërtheu në qendrën e numërimit të votave pas zgjedhjeve presidenciale në Nairobi.

Mes vonesave në numërim dhe akuzave për manipulim të votave, William Ruto u shpall fitues, ndërsa rivalja e tij, Raila Odinga, nuk pranoi rezultatin kur katër nga gjashtë komisionerë nuk njohën rezultatin dhe refuzuan të firmosnin.

Në sallë nisën përleshjet masive mes zyrtarëve ku nuk munguan grushtet mes tyre, ndërsa pati edhe goditje me karrige. Vetëm pas ndërhyrjes së ushtrisë situata u vendos nën kontroll.

(Kosova Sot Online )