Kërkesa për ndalimin e dhënies së vizave për turistët rusë – kjo është përgjigjja e Gjermanisë

  • S.A /
  • 16 August 2022 - 12:54
Kërkesa për ndalimin e dhënies së vizave për turistët rusë – kjo është përgjigjja e Gjermanisë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka refuzuar të mbështesë thirrjet në rritje për të ndaluar dhënien e vizave për turistët rusë në mbarë Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur në Oslo pas një takimi me udhëheqësit nordikë, Scholz tha: “Kjo nuk është lufta e popullit rus. Është lufta e Putinit dhe ne duhet të jemi shumë të qartë në këtë temë”, raporton Euronews.

“Është e rëndësishme për ne të kuptojmë se ka shumë njerëz që ikin nga Rusia sepse nuk janë dakord me regjimin rus,” tha ai në një konferencë për shtyp të hënën në kryeqytetin norvegjez.

Përndryshe, Finlanda dhe Estonia kanë qenë dy zërat kryesorë që iu kërkonin shteteve të tjera të BE-së të ndalin dhënien e vizave për turistët rusë.

Sipas tyre, kjo do të ishte goditja më e madhe për Rusinë për shkak të përpjekjeve të saj për ta pushtuar Ukrainën. 

(Kosova Sot Online )