Moti sot, temperaturat deri 35 gradë

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 08:15
Moti sot, temperaturat deri 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

IHK njofton se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq, nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

(Kosova Sot Online)