Këto janë kompanitë që nuk i kishe deklaruar ambasadori Martin Berishaj

  • G.G /
  • 17 August 2022 - 12:48
Këto janë kompanitë që nuk i kishe deklaruar ambasadori Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili tash e sa muaj ishte pjesë e debatit publik në Slloveni e Kosovë, nën dyshimin se kishte tërhequr 600 mijë euro për ta mbështetur njërin kandidat në zgjedhjet sllovene, në formularin e deklarimit të pasurisë nuk e ka deklaruar asnjë kompani.

Berisha e kishe bërë deklarmimin e pasurisë menjëherë si ishte emëruar ambasador.

Sipas deklarimit i cili është publikë në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shihet që Berisha nuk e ka deklaruar kompaninë e tij ‘MB Consulting’, me pronar dhe punëtor vetë Berishaj, ani pse kompania është e regjistruar nga viti 2016 në Mal të Zi.

Për këtë Agjencia Kundër-Korrupsion ka ushtruar kallëzim penal.

Krejt çka ka deklaruar ai, janë dy banesa njëra në vlerë 180 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 50 mijë euro, përcjell Demokracia.com.

Ai ka deklaruar një shtëpi dhe një tokë të trashëguar, që kapin vlerë e 150 mijë eurove.

Berishaj ka deklaruar edhe dy vetura, njërën Audi A8 me vlerë 42 mijë euro, si dhe një Mercedes në vlerë 15 mijë euro.

Berisha ka deklaruar 25 mijë euro para të gatshme.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Berishaj është në pronësi edhe të dy kompanive të tjera me seli në Kosovë – “Myloja L.L.C.” dhe “Zaslon Kosova L.L.C”. Asnjërën nga këto nuk i ka deklaruar në formular.

(Kosova Sot Online)