Vuçiq aktron edhe në Bruksel: Nuk e besoj fare se do të gjejmë zgjidhje

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 12:25
Vuçiq aktron edhe në Bruksel: Nuk e besoj fare se do të gjejmë zgjidhje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka publikuar fotografi nga përshëndetja që ka pasur sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.

Vuçiq ka thënë se me kryediplomatin e BE-së kanë biseduar për problemet thelbësore në Kosovë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se shpreson në gjetjen e një farë zgjidhjeje edhe pse s’beson që një gjë e tillë do të ndodhë.

“Fillimi i bisedës me Josep Borrell për problemet thelbësore në Kosovë. Shpresoj për një lloj zgjidhjeje, edhe pse nuk e besoj fare”, ka shkruar Vuçiq.

Aktualisht në Bruksel është duke vazhduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq. Takimi po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak dhe Josep Borell.

(Kosova Sot Online)