Hamburgerë e Coca-Colë, menyja e Borellit e Lajçakut për Kurtin e Vuçiqin

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 12:30
Hamburgerë e Coca-Colë, menyja e Borellit e Lajçakut për Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë pritur në takim në Bruksel nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Pos asaj që Kurti dhe Vuçiq nuk e përshëndetën njëri tjetrin dhe as s’e shikuan në sy – është vërejtur se atyre i janë servuar në tavolinë pije ‘coca cola’ dhe hamburgerë.

Zakonisht në takime të larta shërbehet vetëm ujë dhe nuk dihet pse atyre i është servuar edhe ushqim.

Konferenca  e paralajmëruar për ora 12:00 është shtyrë për 1 orë. 

(Kosova Sot Online)