Zyrtare nga Brukseli, Borrell pritet të flasë rreth orës 14:15 për takimet me Kurtin e Vuçiq

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 13:46
Zyrtare nga Brukseli, Borrell pritet të flasë rreth orës 14:15 për takimet me Kurtin e Vuçiq

Prononcimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, është shtyrë rreth orës 14:15.

Fillimisht ishte paraparë për orën 12:30, pastaj u shty për 13:30, por prapë u shty deri më 14:15.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e BE-së.

“Deklarata për shtyp e përfaqësuesit të Lartë Borrell tani parashihet që do të nisë rreth orës 14:15”.

Takimi Kurti-Vuçiq nisi rreth orës 11:00 në praninë e Borrellit dhe emisarit Miroslav Lajçak.

(Kosova Sot Online)