Nga Brukseli në Beograd, kush janë serbët e Kosovës të ftuar në takim nga Vuciq?

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 14:17
Nga Brukseli në Beograd, kush janë serbët e Kosovës të ftuar në takim nga Vuciq?

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq ka bërë një thirrje “urgjente” për takim me serbët e Kosovës, sipas mediumeve serbe.

Aktualisht, Aleksander Vuciq dhe Albin Kurti janë në Bruksel në kuadër të dialogut. Gjithnjë sipas mediave serbe, Vuciq nga ky takim ka bërë thirrje për takim me serbët nga Kosova.

Kush janë të ftuarit e Vuciq?

Të ftuarit e Vuciq në takimin e së dielës nga ora 11:00 në Beograd janë: Lista Serbe, kryetarët serbë, përfaqësuesit serbë dhe drejtorët e spitaleve.

(Kosova Sot Online)