Ja me çfarë propozime për dokumente dolën para Kurtit e Borellit - pala serbe

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 16:31
Ja me çfarë propozime për dokumente dolën para Kurtit e Borellit - pala serbe

Dje gjatë ditës në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk gjetën pajtim për dy marrëveshje për të cilat në fund të korrikut gati sa nuk pëlciti një konflikt. Pala kosovare ka  vendosur reciprocitet në dokumente dhe targa për çka e ka edhe mbështetjen e ndërkombëtareve. Për këtë temë që u bë objekt I diskutimeve në kryeqytetin europian, pala serbe ka rezerva për marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2011. Ata thonë se janë në gjendje t’I pranojnë ato marrëveshje edhe pse njihen dokumentet dhe target RKS, por kanë dalë me një interpretim të ri.  Shefi I Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë thotë se serbëve të Kosovës duhet t’u lejohet përdorimi I dokumenteve të Serbisë sepse ata ndjehen si qytetarë të saj.

“Propozimi ynë i parë kishte të bënte me letërnjoftimet dhe këtu ishim të gatshëm të pranojmë atë që ishte dakorduar më 2 korrik 2011, me nënshkrimin e Borko Stefanoviq dhe të Edita Tahirit, bëhet fjalë për marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe kjo marrëveshje nuk është e mirë. Aty përmendet edhe  e njohja e pranimi i letërnjoftimeve të Kosovës dhe patentë shoferëve, për herë të parë në atë dokument përmenden targat e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Sa I përket letërnjoftimeve ishim të gatshëm që për shtetasit serb që kanë adresë në Serbinë qendrore, të cilët nxjerrin letërnjoftim në ndonjë qytet të Serbisë qendrore, kur shkojnë në territorin e KiM, në pikëpalimet administrative tu jepet një dokument për hyrje dalje” ka thënë ai.

Sipas tij, marrëveshja e 2011 nuk i referohet serbëve që jetojnë në Kosovë konkretisht atyre në Veri.

“Ata nuk janë serbë të “anës tjetër”, të krahut të Prishtinës, ata I përfaqëson Beogradi. Vuçiq në Bruksel e tha se bëhet fjalë për qytetarë të Serbisë që duan të jetojnë në shtetin e Serbisë dhe të cilët e ndjejnë se jetojnë në shtetin e tyre. Serbqt që jetojnë  në KiM nuk janë serbë që udhëtojnë transit në një vend të tretë, pragu I tyre I shtëpisë dhe trojete tyre shekullore janë në Kosovë dhe Metohi. Këtu bëhet fjalë për synime të Kurtit dhe Prishtinës ta shkatërrojnë ekzistencën serbe, embrionin e dokumeneteve dhe institucioneve serbe në Kosovë dhe Metohi. Për këtë ata punojnë gjithë kohën, këtë nuk do ta lejojë presidenti Vuçiq, që dikush ta përulë popullin serb dhe të krijojë probleme të sigurisë dhe tjera. Këtë sdo ta lejojë” tha Petkoviq.

(Kosova Sot Online)