Abazoviq i dëshpruar: Ose do të zhdukem unë nga skena politike ose Milo Gjykanoviq

  • A.P /
  • 20 August 2022 - 07:23
Abazoviq i dëshpruar: Ose do të zhdukem unë nga skena politike ose Milo Gjykanoviq

Kryeminsitri Dritan Abazoviq është duke u përballur me një votë mosbesimi në Kuvendin e Malit të Zi.

Përderisa ka mbajtur një fjalim, ai ka thënë se nuk është një njeri që nuk i pranon gabimet. Në një moment, ai ka thënë se nga pushteti do të ikë ose ai vet, ose presidenti i shtetit, Milo Gjykanoviq.

Një çështje për të cilën s’mund të ndihem rehat është ajo se ose Dritan Abazoviq ose Milo Gjykanoviq duhet të zhduken nga skena politike”, ka thënë ai.

Seanca për mocionin ndaj Abazoviq është duke vazhduar që nga mëngjes, me komente të ashpra mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij.

Në një moment Abazoviq tha se ndaj tij nuk ka durim, ngase është shqiptar.

(Kosova Sot Online)