Pasi e rrëzuan nga pushteti, Abazoviq ia lëshon një batutë të fortë ministrit shqiptar

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 17:15
Pasi e rrëzuan nga pushteti, Abazoviq ia lëshon një batutë të fortë ministrit shqiptar

Dritan Abazoviq dje u mundua ta ruajë disponimin gjatë tërë seancës së gjatë të Kuvendit të Malit të Zi, i cili u mblodh pikërisht për ta shkarkuar atë nga pozita e kryeministrit. Ai para mediave deklaroi se është fitues edhe nëse më nuk do të jetë i pari i ekzekutivit, prandaj në paraqitjet e tij publike u shfaq me plot humor.

Edhe pas përfundimit të seancës nga e cila doli i shkarkuar, Abazoviq mbajti të njëjtin ritëm.

Duke u bërë gati për një fjalim, Abazoviq bëri një batutë të rimuar për ministrin shqiptar, Fatmir Gjeka.

“Jos se ceka, Fatmir Gjeka”, tha Abazoviq në gjuhën malazeze e që në shqip i bie “ende po e presim Fatmir Gjekën”.

Në qeverinë e Abazoviqit, Gjeka ishte ministër për pakica, 

(Kosova Sot Online)