Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

  • G.G /
  • 25 August 2022 - 07:57
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Këshilli Grevist i BSPK-së do të vizitojë çerdhen “Yllkat”. (Ora 10:00). Më pas do të takojë grevistët e Administratës Komunale në Komunën e Prishtinës. (Ora 11:00)

Komuna e Rahovecit mban konsultim publik me qytetarë për planin e menaxhimit komunal të mbeturinave. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

Shoqata e Intelektualëve “Jakova”  mban takimin tematik “EKO-INOVACIONI: MODULI-IMPLOZIV: mundësi tjetër e burimit të energjisë”. (Biblioteka Publike Gjakovë, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)