Hyri në sisteme kompjuterike, dënohet me një vit burgim dhe dymijë euro

  • E.K /
  • 25 August 2022 - 16:35
Hyri në sisteme kompjuterike, dënohet me një vit burgim dhe dymijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro.

“Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)